• e mërkurë, 16 prill 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Mot me vranësira të ndryshueshme me reshje të kohëpaskohshme shiu dhe erë

Mot me vranësira të ndryshueshme me reshje të kohëpaskohshme shiu dhe erë

Shkup, 12 prill 2025 (MIA) - Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe reshje të kohëpaskohshme lokale. Do të fryjë erë mesatare, ndërsa përgjatë lumit Vardar dhe në pjesët lindore do të fryjë erë e fortë nga veriu (mbi 70 km/h). Temperaturat minimale do të lëvizin në intervalin prej 3 deri në 8, ndërsa maksimalja do të arrijë në 11 deri në 20 gradë.

Në Shkup, moti me vranësira të ndryshueshme me reshje të kohëpaskohshme shiu. Do të fryjë erë mesatare, herë pas here e fortë nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të zbresë deri në 6, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 18 gradë.

Sipas parashikimit të DPHM-së, vijon një periudhë me mot me vranësira të ndryshueshme dhe i ngrohtë me reshje të kohëpaskohshme lokale. ls/

Foto: MIA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR