• e mërkurë, 21 maj 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Privohet nga liria një shtetas i Kosovës për dhënie të ryshfetit

Privohet nga liria një shtetas i Kosovës për dhënie të ryshfetit

Shkup, 16 prill 2025 (MIA) - Në vendkalimin kufitar Bllacë e Poshtme, në hyrje të vendit, mbërmë rreth orës 19:30 nëpunës policorë kanë privuar nga liria personin  Sh.B. (51) nga Kosova  për shkak të ekzistimit të shkaqeve të dyshimit për kryerjen e veprës penale “dhënia e ryshfetit” nga neni 358 paragrafi 1 i Kodit Penal.

Nga MPB-ja kumtojnë se gjatë kontrollit kufitar, ai ka paraqitur dokumente për veturën e tipit Volkswagen Golf me targa nacionale të Kosovës, të cilën e ka vozitur dhe në pasaportën e tij ka vendosur një kartëmonedhë prej 10 eurosh.

Është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të ngrihet kallëzim përkatës. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR