• e premte, 05 dhjetor 2025

Mot i paqëndrueshëm me shi të rrëmbyeshëm lokal dhe bubullima

Mot i paqëndrueshëm me shi të rrëmbyeshëm lokal dhe bubullima

Shkup, 21 maj 2025 (MIA) - Mot me vranësira të ndryshueshme dhe i paqëndrueshëm me shi të rrëmbyeshëm lokal dhe bubullima. Në disa vende proceset do të jenë më intensive në formë të stuhisë me rreshje të rrëmbyeshme, erë të fortë mbi 60 kilometra në orë dhe paraqitje të izoluar të breshërit.

Siç kumtoi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike, temperatura maksimale do të jetë në interval prej 20 deri në 27 gradë.

Në Shkup, mot me vranësira të ndryshueshme, pasdite i paqëndrueshëm me shi të përkohshëm dhe bubullima. Në disa pjesë të luginës do të ketë kushte për stuhi afatshkurtër me erë të fortë dhe paraqitje të izoluar të breshërit. Temperatura maksimale do të arrijë 25 gradë. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR