MPB me detaje për aksidentin në rrugën e shpejtë Prilep-Gradsko
- SPB Veles paradite ndau një informacion zyrtar për aksidentin e mbrëmshëm, në rrugën e shpejtë Prilep-Gradsko.
- Post By Sara Ademi
- 11:06, 21 maj, 2025
Kavadar, 21 maj 2025 (MIA) - SPB Veles paradite ndau një informacion zyrtar për aksidentin e mbrëmshëm, në rrugën e shpejtë Prilep-Gradsko.
"Mbrëmë rreth orës 19:50, SPB e Velesit është njoftuar se në dalje nga autostrada e sapondërtuar Prilep-Gradsko për kyçje në autostradën A-Gradsko-Shkup, kamioni MAN me targa të Shkupit, i drejtuar nga D.M. (41) nga Shkupi, është përplasur me bankinën dhe tabelat e komunikacionit. Nga aksidenti ka pësuar lëndime drejtuese dhe është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm Veles. Një ekip inspektues nga SPB Veles ka kryer ekspertizë, njofton SPB Veles.
Nga atje përkujtuan se mbrëmë në periudhën nga ora 20:10, deri në orën 01:20 pas mesnate, komunikacioni i udhëtarëve dhe mallrave në autostradën e sapondërtuar ka qenë i ndërprerë dhe është ridrejtuar përgjatë rrugës rajonale Gradsko-Rosoman.
Nga SPB Veles informuan gjithashtu se mbrëmë në orën 22:12 në DPB Kavadar, R.A. (18) nga fshati Marena i Kavadarit, ka raportuar se në rrugën "Klinska", në qytet, fizikisht është sulmuar nga R.F. dhe M.F.. Janë ndërmarrë masa për zbardhjen e ngjarjes. sa/
Foto: Arkivi i MIA-s