Gjendja me gjuhën e urrejtjes në Maqedoninë e Veriut në kuadër të projektit "Lufta kundër gjuhës së urrejtjes në Republikën e Maqedonisë së Veriut"
- Për gjendjen me gjuhën e urrejtjes në Maqedoninë e Veriut, sot do të diskutohet në kuadër të projektit "Lufta kundër gjuhës së urrejtjes në Republikën e Maqedonisë së Veriut", e organizuar nga Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut, i mbështetur nga Këshilli i Evropës.
- Post By Fami Bajrami
- 07:58, 16 prill, 2025

Shkup, 16 prill 2025 (MIA) - Për gjendjen me gjuhën e urrejtjes në Maqedoninë e Veriut, sot do të diskutohet në kuadër të projektit "Lufta kundër gjuhës së urrejtjes në Republikën e Maqedonisë së Veriut", e organizuar nga Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut, i mbështetur nga Këshilli i Evropës.
"Gjuha e urrejtjes si paraqitje malinje shoqërore, është mjaft e pranishme në diskursin publik në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Transformimi i vazhdueshëm i kësaj dukurie dhe depërtimi në sfera të shumta të jetës shoqërore kërkon përshtatje adekuate, si në sistemin juridik, ashtu edhe nga ana e reagimeve të institucioneve", theksohet në kumtesën e Komitetit të Helsinkit për të Drejtata e Njeriut.
Rritja e vetëdijes shoqërore dhe kolektive në luftën kundër gjuhës së urrejtjes, shtohet, është e pamjaftueshme pa një kornizë të fuqishme ligjore dhe zbatim efikas nga ana e institucioneve.
"Për të rritur në mënyrë efektive ndërgjegjësimin e opinionit, nevojitet shkëmbimi dhe transferimi i përvojave dhe njohurive të ekspertëve të cilët punojnë në fushën e gjuhës së urrejtjes", nënvizohet në kumtesën e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut. rq/bsh/
Foto: arkivi i MIA-s