Gjenden shtatë emigrantë, arrestohet kontrabandisti
- Në afërsi të urës mbi lumin Sermeninska Reka në fshatin Mërzenci të Gjevgjelisë, mbrëmë në ora 20:00 në rrugën tokësore nëpunës policorë nga Stacioni policor për kontroll dhe mbikqyrje kufitare Bogorodicë kanë privuar nga liria një të mitur nga Shkupi.
- Post By Besnik Shuki
- 10:30, 16 prill, 2025

Shkup, 16 prill 2025 (MIA) - Në afërsi të urës mbi lumin Sermeninska Reka në fshatin Mërzenci të Gjevgjelisë, mbrëmë në ora 20:00 në rrugën tokësore nëpunës policorë nga Stacioni policor për kontroll dhe mbikqyrje kufitare Bogorodicë kanë privuar nga liria një të mitur nga Shkupi.
Gjatë kontrollit të veturës "Hjundai" që drejtonte, me targa të Shkupit që i përkisnin një veture tjetër, janë gjetur shtatë emigrantë nga Egjipti.
"Pasi është vërejtur nga nëpunësit policorë, ai u përpoq të ikte, por shpejt u kap dhe u dërgua stacion policor, ndërsa emigrantët u vendosën në një qendër pritjeje dhe tranziti", thuhet në kumtesë.
Pas dokumentimit të plotë të rastit, në koordinim me prokurorin publik kundër tij do të ngrihet kallëzim përkatës. bsh/
Foto: MPB