Murtezani - Vajc: Nevojitet qasje me përgjegjësi rreth vizionit të përbashkët për të ardhmen evropiane të vendit
- - Aspektet kyçe të procesit të aderimit, duke përfshirë zbatimin e Agjendës reformuese, ndryshimet kushtetuese, rrjedhën e përgatitjeve për hapjen e klastereve të kornizës negociuese, si dhe rëndësinë e konsensusit ndërinstitucional dhe ndërpartiak për menaxhim të suksesshëm me prioritetet reformuese, ishin temat kryesore të takimit të sotëm në Bruksel të ministrit të Çështjeve Evropiane, Orhan Murtezani me raportuesin e Parlamentit Evropian të vendit, eurodeputetit austriak Tomas Uajc.
- Post By Fitore Curri
- 12:28, 12 maj, 2025
Bruksel, 12 maj 2025 (MIA) - Aspektet kyçe të procesit të aderimit, duke përfshirë zbatimin e Agjendës reformuese, ndryshimet kushtetuese, rrjedhën e përgatitjeve për hapjen e klastereve të kornizës negociuese, si dhe rëndësinë e konsensusit ndërinstitucional dhe ndërpartiak për menaxhim të suksesshëm me prioritetet reformuese, ishin temat kryesore të takimit të sotëm në Bruksel të ministrit të Çështjeve Evropiane, Orhan Murtezani me raportuesin e Parlamentit Evropian të vendit, eurodeputetit austriak Tomas Uajc.
Në bisedimet është potencuar se procesi i ndryshimeve kushtetuese, edhe pse kompleks, mbetet hap i nevojshëm i rrugës evropiane të vendit, i cili kërkon "qasje me përgjegjësi dhe bashkim rreth vizionit të përbashkët për të ardhmen evropiane".

Euro-deputeti Vajc riafirmoi përkushtimin e tij personal dhe institucional për mbështetjen e Maqedonisë së Veriut në rrugën e saj evropiane dhe përshëndeti rolin konstruktiv të Maqedonisë së Veriut në bashkëpunimin rajonal dhe përfshirjen e saj aktive në nismat evropiane, duke theksuar rëndësinë e saj si partner i qëndrueshëm i Bashkimit Evropian.
Murtezani, nga ana e tij, shprehu mirënjohje për mbështetjen konstruktive nga Parlamenti Evropian dhe theksoi rëndësinë e rolit konstruktiv të euro-deputetëve, në veçanti të raportuesve, në ruajtjen e besueshmërisë së politikës së zgjerimit, si instrument kyç për evropianizimin e Ballkanit Perëndimor.

Në kontekstin e sfidave aktuale politike dhe rajonale, Murtezani theksoi gatishmërinë e Qeverisë për intensifikimin me procesin e reformave, si dhe për mbajtjen e dialogut të hapur dhe gjithëpërfshirës në vend, me qëllim të ndërtimit të mbështetjes më të gjerë të realizimit të qëllimit strategjik - anëtarësimin të plotë në Bashkimin Evropian.
Murtezani dhe Vajc, gjithashtu, riafirmuan gatishmërinë e tyre të ndërsjellë për vazhdimin e komunikimit intensiv edhe për aktivitetet e koordinuara që do të kontribuojnë për progresin e mëtejshëm në procesin e aderimit, në frymën e mirëkuptimit të ndërsjellë, besimit dhe solidaritetit evropian.

Takimi i sotëm i Murtezanit dhe Vajcit në Bruksel pason pas dialogut konstruktiv dhe të hapur të vendosur gjatë takimit të tyre të fundit në Shkup, i cili nga ana tjetër vendosi themelet për bashkëpunim të mëtejshëm parlamentar dhe koordinim politik në mbështetje të integrimit evropian të vendit.
Ministri Murtezani po qëndron për vizitë pune në Bruksel, ku, sipas paralajmërimeve, do të ketë takime me përfaqësues të Parlamentit Evropian, Komisionit Evropiane dhe Drejtorisë së Përgjithshme për Zgjerim dhe Fqinjësi Lindore (GD ENEST). fc/
Foto: MÇE