• e premte, 05 korrik 2024

Moti i volitshëm për aktivitete bujqësore në ambient të hapur

Moti i volitshëm për aktivitete bujqësore në ambient të hapur

Shkup, 13 mars 2023 (MIA) - Bujqit mund të fillojnë ose vazhdojnë punën në fushë, thonë agrometeorologët. Moti është i volitshëm për krasitjen e hardhive dhe pemëve frutore, për  kulturat vjeshtore, për mbjelljen e disa kulturave të hershme kopshtare, nëse kushtet e tokës i lejojnë këto aktivitete.

"Reshjet  javën e kaluar kontribuan në rritjen e lagështirës në tokë, gjë që është e mirëseardhur në këtë periudhë për hyrjen e suksesshme të kulturave në periudhën e zhvillimit pranveror, si dhe për përgatitjen pranverore të tokës për mbjelljen e kulturave të caktuara. Nëse kushtet e tokës e lejojnë këtë, bujqit mund të fillojnë ose vazhdojnë me punën në fushë - krasitjen e hardhisë dhe pemëve frutore, heqjen e lastarëve (degëzave) të vjetra, të dobëta, të pazhvilluara dhe të sëmura, mbjelljen e hardhive të reja në vendet e zbrazura, ushqim të kulturave vjeshtore, përgatitjen e tokës për mbjelljen e kulturave të hershme pranverore, si dhe mbjelljen e disa kulturave të hershme të kopshtit", theksojnë agrometeorologët.

Për  sot, DPHM paralajmëron mot kryesisht me diell me erë të lehtë deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor. Nesër do të mbajë mot me diell me vranësira të vogla deri në mesatare lokale dhe do të fryjë erë mesatare, ndësa vende-vende përgjatë Vardarit edhe erë të fortë të përkohshme nga drejtimi juglindor.  Të mërkurën parashikohen reshje shiu, ndërsa të enjten dhe të premten do të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme. Temperaturat minimale do të zbresin nën zero, ndërsa ato maksimale do të arrijnë deri në 16 gradë. ar/

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR