• e shtunë, 06 korrik 2024

Mot me vranësira të ndryshueshme me reshje të përkohshme shiu

Mot me vranësira të ndryshueshme me reshje të përkohshme shiu

Shkup, 25 tetor 2023 (MIA) - Moti sot do të jetë i ndryshueshëm i vranët me reshje të kohëpaskohshme shiu dhe me erë mesatare, herë pas here të fortë nga drejtimi jugperëndimor. Pasdite reshjet do të jenë më të rrëmbyeshme në pjesët perëndimore. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 5 deri në 16 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 20 deri në 27 gradë Celsius.

Në Shkup do të mbajë mot me vranësira të pjesshme me reshje të kohëpaskohshme shiu. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i ndryshueshëm. Temperatura minimale do të zbresë deri në 12 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë 23 gradë.

Sipas njoftimeve të DPHM-së, deri të premten do të mbajë mot pjesërisht i vranët me reshje të kohëpaskohshme shiu, ndërsa nesër do të ketë kushte për paraqitje të bubullimave të rralla. Do të fryjë erë mesatare, në disa vende e përforcuar nga drejtimi jugperëndimor. Më pas moti do të jetë stabil dhe relativisht i ngrohtë.

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR