Mëngjesi i ftohtë, ndërsa pastaj me diell dhe ngrohtë deri 23 gradë
- – Moti sot në mëngjes më i ftohtë, ndërsa gjatë ditës me diell dhe i ngrohtë. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare jugore. Temperatura minimale do të lëvizë në interval prej -4 deri 3, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë prej 17 deri 23 gradë.
- Post By Fitore Curri
- 09:11, 8 mars, 2025

Shkup, 8 mars 2025 (MIA) – Moti sot në mëngjes më i ftohtë, ndërsa gjatë ditës me diell dhe i ngrohtë. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare jugore. Temperatura minimale do të lëvizë në interval prej -4 deri 3, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë prej 17 deri 23 gradë.
Në Shkup, mot me diell dhe i ngrohtë me erë të dobët jugore. Temperatura minimale do të bie deri në 0, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri 23 gradë.
Sipas parashikimit të DPHM-së, në ditët në vijim vazhdon periudha e motit të ngrohtë për këtë pjesë të vitit. Nga mesi i javës së re të punës do të ketë reshje lokale të shiut, në disa vende të rrëmbyeshme, të shoqëruara me paraqitje të bubullimave dhe erë të fuqishme jugore. fc/
Fotografia: MIA