• e diel, 09 mars 2025

Në Berovë temperaturë më e ulët e mëngjesit, më e lartë në Vinicë

Në Berovë temperaturë më e ulët e mëngjesit, më e lartë në Vinicë

Shkup, 9 mars 2025 (MIA) – Në Berovë sot në mëngjes në orën 7 janë matur – 4 gradë, -3 në Manastir, -2 në Hanet e Mavrovës, -1 në Shkup-Petrovec, Strumicë, Tetovë dhe Veles, 0 gradë në Demir Kapi, Gjevgjeli dhe Ohër, 1 në Prilep, Kumanovë, Kriva Pallankë dhe Pretor, 2 në Shkup – Zajçev Rid, Shtip dhe Kavadar, 3 në Kodër të Diellit, 5 në Krushevë, ndërsa 6 në Vinicë, informon Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM). 

Në Kodër të Diellit ka 15 centimetra borë. 

Siç paralajmëroi DPHM, moti sot do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira lokale. Do të fryjë erë e lehtë jugore. Temperatura maksimale do të lëvizë në interval prej 17 deri 25 gradë. Në Shkup, mot me diell dhe i ngrohtë me erë të fuqishme jugore. Temperatura maksimale do të arrijë deri 24 gradë. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR