
9 mars 2025 (MIA)
1074. - Papa Gërguri i Shtatë urdhëroi që të gjithë klerikët e martuar të Romës katolike të largohen nga Kisha.
1454. - Në Firence lindi Amerigo Vespuçi, lundërtar italian, i cili duke lundruar nën flamurin spanjoll mbërriti deri te brigjet e Brazilit dhe Hondurasit. Ai ishte i bindur se ka zbuluar një "botë të re", që ndodhet mes Evropës dhe Azisë. Sipas emrit të tij, kontinenti i ri e mori emrin Amerikë. Vdiq në Sevilje, më 22 shkurt të vitit 1512.
1715. - Portugalia e ratifikoi marrëveshjen për paqe, të firmosuar në Utreht, me tëcilën është shënuar përfundimi i luftës kundër Spanjës.
1931. - Mbreti Luigj Filipi e themeloi legjionin francez të të huajve, me seli në Algjer.
1851. - Vdiq Hans Kristian Ersted, fizikant danez, zbulues i efektit magnetik të energjisë elektrike dhe themelues i shkencës dhe elektromagnetizmit. Ka lindur në vitin 1777.
1893. - Vdiq teoricieni i artit, historiani dhe filozofi Ipolit Ten, i cili tentonte të fusë metoda dhe mësim pozitiv në literaturë, art dhe shoqëri. Veprat: "Historia e letërsisë angleze", "Filozofia e artit", "Për inteligjencën", Formimi i Francës bashkëkohore".
1916. - Gjermania në Luftën e Parë Botërore i shpalli luftë Portugalisë.
1919. - Britanikët e deportuan për në Maltë udhëheqësin e paktit egjiptian për pavarësi Saad Zaglul.
1924. - Italia e anektoi Rjekën.
1934. - Lindi Kurij Gagarin, kosmonaut sovjetik. Ai është njeriu i parë i cili kreu fluturime kozmik në kozmos (12 prill të vitit 1961), me ç'rast, pas 108 minutave qëndrim, me sukses u lëshua në Tokë pas 41.000 kilometrash të kaluara. Vdiq në aksident aeroplani, më 27 mars të vitit 1968.
1943. Në Çikago lindi mjeshtri i madh amerikan Robert "Bobi" Xhejms Fisher, kampion për të 11-tën herë në botë në shah, amerikani i parë i cili e fitoi këtë titull.
1945. - Forcat amerikane në Luftën e Dytë Botërore e ndërmorën Bonin.
1987. - Teherani e akuzoi Bagdadin se shfrytëzon armë kimike në Luftën irako-iraniane.
1994. - Terroristët e Armatës republikane irlandeze e kryen sulmin e parë minahedhës nga një sërë sulmesh në aeroportin londinez "Hithrou".
1995. - Qeveria e Republikës së Estonisë mori vendim për vendosje të marrëdhënieve diplomatike me Republikën e Maqedonisë në nivel ambasadash.
1999. - Presidenti i Iranit Mohamed Katami udhëton për vizitë në Itali. Kjo është vizita e parë në Perëndim nga ana e shefit të shtetit iranian pas rezolutës islamike në vitin 1979 në këtë vend.
2000. - NATO i hodhi poshtë raportet se spiun brenda në bashkimin ushtarak i dhënë serbëve sekrete gjatë agresionit të NATO-s në Jugosllavi në pranverën e vitit 1999.
2003. - Bashkimi Evropian hapi përfaqësi diplomatike në kryeqytetin kubanez Havana.