
8 mars 2025 (MIA)
- Sot është Dita Ndërkombëtare e Gruas.
1714. - Në Vajmak lindi Karl Filip Bah (djali dhe nxënësi i Johan Sebastijan Bah), kompozitor gjerman.
1866. - Lindi fizikanti rus Pjotër Nikollaeviç Lebedev, profesor i Universitetit të Moskës. E studionte tensionin e dritës, duke dëshmuar se ekziston impuls mekanik tek rrezja e dritës, që është me rëndësi të madhe për dukuritë kozmike.
1869. - Në Paris ndërroi jetë Hektor Berlioz, kompozitor francez, krijues i veprave romantike muzikore dhe i programit muzikor modern francez.
1895. - Lindi shkrimtarja uruguane Huamita Fernandez Morale, e njohur si Huana Fernandez de Ibarbouro, njëra prej poeteve më të theksuara lirike në Amerikën Jugore, e quajtur "Huama Amerika". Veprat: "Përmbledhje vjershash "Gjuhët diamante", "E humbur", "Romancë fati".
1907. - Lindi burrështetasi grek Konstantin Karamanlis, president i Greqisë prej vitit 1980 deri në vitin 1985, themelues i partisë "Demokracia e Re". Për herë të parë u bë kryetar qeverie në vitin 1955 dhe në këtë pozitë qëndroi deri në vitin 1963, kur edhe emigroi vullnetarisht. Sërish përbëu qeveri në vitin 1974, pas rënies së huntës ushtarake, duke luajtur rol kyç në ripërtëritjen e demokracisë greke.
1910. - Në bazë të vendimit të Konferencës së dytë ndërkombëtare të grave socialiste, të mbajtur në Kopenhagë, Danimarkë, në gusht të vitit 1910, 8 Marsi kremtohet çdo vit si Ditë ndërkombëtare e gruas. Në këtë konferencë me iniciativë të Klara Cetkinit, është vendosur që 8 Marsi të shënohet në kujtim të demonstruesve të grave amerikane në vitin 1903, të cilat u mbajtën nën parullën - uftë për të drejtë të përgjithshme të votës.
1917. - Vdiq Ferdinand Cepelin, gjeneral gjerman dhe konstruktor i anijeve ajrore (balona), sipas tij të quajtura "cepelin". Ajnija e parë ajrore ka fluturuar më 3 korrik të vitit 1900. Ka lindur më 8 korrik të vitit 1838.
1921. - Në Madrid anarkistët e vranë kryetarin e qeverisë spanjolle Eduardo Data.
1931. - Rusia dhe Turqia nënshkruan marrëveshje për zvogëlim të forcave detare në Detin e Zi.
1942. - Trupat japoneze në Luftën e Dytë Botërore e ndërmorën kryeqytetin e Burmës, Rangun. Në luftë Burma kishte rëndësi jashtëzakonisht strategjike.
1945. - Në Shkup për herë të parë është kremtuar Dita e gruas. Me këtë rast në sallën e Shtëpisë së oficerëve u mbajt tubim i madh.
1954. - Firmoset marrëveshje mbrojtëse midis SHBA-së dhe Japonisë, me çka Tokio plotësisht iu inkuadrua bashkimit perëndimor politiko-ushtarak.
1957. - Gana pranohet anëtare e OKB-së.
1983. - Vdiq kompozitori anglez Uiliam Tarner Uolton, krijues i muzikës së ndjeshme dhe lirike me stil neoromantik. Veprat: melodramat "Fasada", "Koncert për violinë".
1991. - Radio Shkupi filloi të transmetojë program në gjuhën vllehe.
1996. - Përfundoi mandati i pasuksesshëm paqesor i Kombeve të Bashkuara në Ruandë.
1999. - Vdiq sportisti amerikan Xho Di Magjo, bejzbollist legjendar në klubin nju-jorkez "Jenki".
2001. - Këshilli treanëtarësh i Gjykatës së Apelit të Kilit me 2:1 gjykoi se ish-diktatorit Augusto Pinoçe mund t'i gjykohet për shkelje të të drejtave të njeriut pas goditjes ushtarake të cilin e realizoi në vitin 1973 në të cilin është vrarë shefi i shtetit i zgjedhur në mënyrë demokratike Salvador Alende.
2005. - Trupat siriane filluan me tërheqjen nga Libani, sipas marrëveshjes ushtarake siriano-libaneze hollësitë e të cilit janë dakorduar një ditë më parë gjatë takimit në Damask të presidentit sirian Rashid el Asad me kolegun e tij libanez Emil Lahud.
2007. - Ministri izraelit i Shëndetësisë Jakob Ben-Jizi konfirmoi se në spitalet në Izrael është i pranishëm mikrobi vdekjeprurës dhe se nga fillimi i vitit deri atëherë ka shkaktuar vdekjen tek 200 persona. Besohet se është në pyetje mikrobi „Klebsiella pneumoniae“, një nga mikrobet më rezistente ndaj antibiotikëve, i parrezikshëm për njerëzit e shëndetshëm, por fatal për pacientë me imunitet të dobët.