Mot me vranësira të ndryshueshme me reshje lokale të shiut, sidomos pasdite
- Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme me reshje lokale shiu, sidomos pasdite. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga drejtimi ju
- Post By Melahat Baftija
- 09:26, 23 mars, 2025

Shkup, 23 mars 2025 (MIA) - Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme me reshje lokale shiu, sidomos pasdite. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga drejtimi jugor.
Temperaturat minimale do të lëvizin në intervalin 0 deri në 6, ndërsa maksimalja do të lëvizë nga 12 deri në 19 gradë.
Në Shkup me vranësira të pjesshme me reshje të kohëpaskohshme shiu. Do të fryjë erë mesatare jugore. Temperatura minimale do të zbresë deri në 4, ndërsa ajo maksimale do të arrijë në 19 gradë.
Drejtoria për Punë Meteorologjike bën të ditur se nën ndikimin e masave të lagështa ajrore nga jugu, nga dita e sotme do të vijojë një periudhë me mot të ndryshueshëm me vranësira dhe të paqëndrueshme me reshje të kohëpaskohshme shiu. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga jugu. Në nivel lokal reshjet do të jenë të rrëmbyeshëm dhe do të shoqërohen me shtrëngata dhe erë të fortë (mbi 60 km/h). Procese më intensive priten nga mesi i javës së ardhshme kur do të ketë një sasi më të madhe shiu (mbi 20l/m2 në 24 orë).