• e premte, 28 qershor 2024

Mot me vranësira të ndryshueshme me kushte për reshje lokale të kohëpaskohshme

Mot me vranësira të ndryshueshme me kushte për reshje lokale të kohëpaskohshme

Shkup, 2 mars 2024 (MIA) - Moti sot do të jetë pjesërisht i vranët me kushte për reshje lokale shiu afatshkurtër. Pasdite dhe në mbrëmje vranësira do të zvogëlohet. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare kryesisht nga drejtimi veriperëndimor, informon Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.

Temperatura minimale do të jetë në interval prej 3 deri në 9 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 9 deri në 16 gradë.

Në Shkup mot i ndryshueshëm me kushte për shi të kohëpaskohshëm. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi veriperëndimor. Temepratura minimale do të bie në 7, ndërsa maksimalja do të arrijë 16 gradë.

Gjatë fundjavës moti do të jetë kryesisht stabil dhe më i ngrohtë. Nën ndikim të valës së re të lagësht të hënën pasdite dhe të martën moti do të jetë me vranësira, në disa vende me reshje shiu. Në disa vende reshjet do të jenë më të dendura, me karakter të rrëmbyeshëm dhe me paraqitje të bubullimave të rralla.

Temperatura të martën do të jetë në rënie dhe në pjesët malore reshjet do të jenë kryesisht të borës. 

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR