• e mërkurë, 03 korrik 2024

Mot me vranësira të ndryshueshme dhe me erë

Mot me vranësira të ndryshueshme dhe me erë

Shkup, 1 nëntor 2023 (MIA) - Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme me erë të dobët deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor. Kah fundi i ditës dhe gjatë natës do të ketë reshje lokale shiu në pjesët perëndimore. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 5 deri në 13, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 18 deri në 25 gradë.

Në Shkup do të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme me periudha me diell dhe me erë të dobët nga drejtimi i ndryshueshëm. Temperatura minimale do të zbresë deri në 9, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 21 gradë.

Deri në fund të kësaj jave do të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme me reshje të kohëpaskohshme lokale shiu. Nga e premtja pasdite dhe të shtunën reshjet do të jenë të dendura dhe mbi 20 litra për metër katror, ​​të përcjella me bubullima. Të premten dhe të dielën do të fryjë erë e përforcuar, kohëpaskohe e fortë nga drejtimi jugor me shpejtësi mbi 60 kilometra në orë. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR