DPHM: Nesër dhe gjatë fundjavës mot me vranësira të ndryshueshme me shi të përkohshëm dhe bubullima
- Nesër dhe gjatë gjithë fundjavës do të mbajë mot i ndryshueshëm i vranët dhe i paqëndrueshëm me reshje të kohëpaskohshme shiu dhe bubullima. Lokalisht do të ketë procese më intensive në formë të stuhive me reshje të rrëmbyeshme më të bollshme, bubullima, erëra të forta dhe breshër të izoluar, informon Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.
- Post By Sara Ademi
- 12:52, 24 prill, 2025

Shkup, 24 prill 2025 (MIA) - Nesër dhe gjatë gjithë fundjavës do të mbajë mot i ndryshueshëm i vranët dhe i paqëndrueshëm me reshje të kohëpaskohshme shiu dhe bubullima. Lokalisht do të ketë procese më intensive në formë të stuhive me reshje të rrëmbyeshme më të bollshme, bubullima, erëra të forta dhe breshër të izoluar, informon Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.
Ditën e hënë do të ketë reshje lokale shiu, ndërsa nga e martja do të stabilizohet moti.
Nga DPHM njoftojnë se sot në orët e pasdites do të jetë mot jo stabil me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima, në disa vende në formë stuhie me shi të rrëmbyeshëm, bubullima, erë të fortë dhe kushte për paraqitje të izoluar të breshërit. Temperatura maksimale do të jetë në interval prej 18 deri në 25 gradë.
Në Shkup do të mbajë mot i ndryshueshëm i vranët me reshje të kohëpaskohshme shiu. Pasditja do të jetë e paqëndrueshme në pjesë të luginës me reshje të rrëmbyeshme shiu, bubullima dhe erë të fortë. sa/
Foto: Arkivi i MIA-s