• e shtunë, 06 korrik 2024

Mot me vranësira me reshje të përkohshme shiu

Mot me vranësira me reshje të përkohshme shiu

Shkup, 2 janar 2024 (MIA) - Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme në disa vende me reshje të përkohshme të shiut. Pasdite reshjet do të ndalen, ndërsa në orët e mbrëmjes dhe gjatë natës nëpër lugina do të ketë paraqitje të mjegullës. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 0 deri në 5 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 8 deri në 15 gradë.

Në Shkup paradite do të ketë paraqitje të shiut lokal. Në orët e mbrëmjes dhe gjatë natës do të ketë paraqitje të mjegullës. Temperatura minimale do të bie në 2 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë 9 gradë.

Siç informon DPHM, deri në fund të javës së punës pritet stabilizim i motit me paraqitje të mjegullës nëpër lugina me intensitet të ndryshueshëm. Valë e lagësht me reshje kryesisht të shiut do ta përfshijë rajonin tonë të shtunën pasdite dhe të dielën. 

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR