• e enjte, 04 dhjetor 2025

Mot me vranësira dhe me reshje të kohëpaskohshme të shiut

Mot me vranësira dhe me reshje të kohëpaskohshme të shiut

Shkup, 20 nëntor 2025 (MIA) - Në mëngjes nëpër disa lugina do të ketë kushte për dukuri të mjegullës. Gjatë ditës moti do të jetë i ndryshueshëm dhe me vranësira, paradite dhe nga fundi i ditës me reshje të kohëpaskohshme lokale të shiut. Do të fryjë erë e matur deri e përforcuar kryesisht nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 7 deri 11, ndërsa maksimalja do të arrijë prej 15 deri 19 gradë.

Në Shkup moti në disa pjesë të luginës do të ketë kushte për dukuri të mjegullës. Gjatë ditës moti do të jetë kryesisht me vranësira,me reshje të kohëpaskohshmetë shiut me intensitet më të dobët. Do të fryjë erë e matur nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të zbresë deri 8, ndërsa maksimalja do të arrijë deri 17 gradë.

DPHM informoi se nën ndikimin e një aktiviteti ciklonik do të vazhdojë periudhë e motit të ndryshueshëm me vranësira me reshje lokaletë shiut. Të premten dhe në ditët e fundjavës sërish priten reshje më të rrëmbyeshme të shiut, mbi 30 littra në metër katror për 24 orë, lokalisht në formë të motit të lig me erë të prëforcuar dhe kushte për dukuri të bubullimave.

Nga e diela temperaturat e mëngjesit dhe të ditës dukshëm do të bien, ndërsa në viset më të larta reshjet e shiut do të kalojnë në reshje të dobëta të borës. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR