• e diel, 01 shtator 2024

Mot me vranësira dhe erë nga drejtimi verior për fundjavën e zgjatur

Mot me vranësira dhe erë nga drejtimi verior për fundjavën e zgjatur

Shkup, 7 dhjetor 2023 (MIA) - Moti nesër do të jetë me vranësira dhe periudha me diell. Do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar nga drejtimi verior sidomos gjatë paradites përgjatë Vardarit. Temperatura minimale do të jetë në interval nga minus gjashtë deri në katër gradë, ndërsa ajo maksimale nga një deri në 9 gradë Celsius.

Në Shkup mot i ndryshueshëm me vranësira dhe me diell si dhe erë të dobët deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të jetë minus dy, ndërsa ajo maksimale shtatë gradë.

Siç kumton DPHM, të shtunën do të mbajë mot me diell me vranësira të vogla deri mesatare dhe me erë të lehtë. Temperatura minimale do të jetë në interval nga minus gjashtë deri në minus një, ndërsa ajo maksimale nga katër deri në 10 gradë Celsius.

Të dielën pasdite do të ketë reshje lokale të shiut, ndërsa në viset malore borë. Ndërkohë, ditët në vijim do të mbajë mot stabil me temperatura të ulëta gjatë mëngjesit.

Nga e hëna temperaturat e ditës do të jenë në rritje, përveç në lugina ku do të ketë kushte për paraqitje të mjegullës.

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR