• e premte, 05 dhjetor 2025

Mot me diell me vranësira të ulëta deri mesatare, temperatura deri 20 gradë

Mot me diell me vranësira të ulëta deri mesatare, temperatura deri 20 gradë

Shkup, 29 tetor 2025 (MIA) – Moti sot në mëngjes do të jetë kryesisht i kthjellët dhe i ftohtë, gjatë ditës me diell me vranësira të vogla deri mesatare. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi jugor, njoftoi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike. 

Temperatura minimale do të lëvizë në interval prej -4 deri 4, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë prej 15 deri 20 gradë. 

Në Shkup mot me diell me vranësira të vogla deri mesatare. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të bie deri në 2, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri 16 gradë. 

Sipas parashikimit të DPHM-së vijon periudhë e motit të qëndrueshëm dhe të thatë. Paradite në disa lugina do të ketë kushte për paraqitje të mjegullës ose vranësirave të ulëta. Për shkak të kthjellimit temperatura e mëngjesit në disa vende do të bie nën zero, ndërsa ajo e ditës do të shënojë tendencë të rritjes së lehtë. fc/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR