• e martë, 02 korrik 2024

Mot me diell me vranësira mesatare, të dielën mot i paqëndrueshëm me shi

Mot me diell me vranësira mesatare, të dielën mot i paqëndrueshëm me shi

Shkup, 19 maj 2023 (MIA) - Moti sot do të jetë me diell me vranësira të vogla dhe erë të lehtë nga drejtimi verior, temperatura minimale do të jetë në interval prej 6 deri 12, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë prej 18 deri 25 gradë, informojnë nga DPHM.

Në Shkup mot me diell me vranësira të vogla deri mesatare dhe me erë të lehtë veriore. Temperatura minimale do të bie deri në 10, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 23 gradë. 

Të shtunën do të mbizotërojë mot kryesisht me diell dhe më i ngrohtë me vranësira të vogla deri mesatare. Nga e diela vijon periudhë e motit të paqëndrueshëm, në orët e pasdites me shi të përkohshëm lokal, bubullima dhe erë të përforcuar. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR