• e hënë, 08 korrik 2024

Mot me diell dhe shumë i nxehtë, pasdite në disa vende shi dhe bubullima

Mot me diell dhe shumë i nxehtë, pasdite në disa vende shi dhe bubullima

Shkup, 10 qershor 2024 (MIA) - Moti sot do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jugor dhe jugperëndimor. Pasdite do të ketë dukuri lokale me reshje të rrëmbyeshme të shiut dhe bubullima. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 13 deri në 19, ndërsa ajo maksimale do të arrijë prej 30 deri në 37 gradë Celsius.

Edhe në Shkup moti do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë me vranësira të ulëta deri në mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga jugu. Temperatura minimale do të zbresë deri në 18, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 37 gradë Celsius.

Sinoptikët parashikojnë mot shumë të nxehtë deri të mërkurën. Temperatura ditore do të jetë mbi 30 gradë, ndërsa vende vende do të arrijë edhe deri në 40 gradë. Në orët e pasdites do të ketë kushte për paraqitje të izoluar me reshje të dendura të shiut dhe bubullima.

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

Tags

QËNDRONI TË LIDHUR