• e hënë, 08 korrik 2024

Mot me diell dhe relativisht i ngrohtë

Mot me diell dhe relativisht i ngrohtë

Shkup, 28 dhjetor 2023 (MIA) - Moti sot do të jetë me diell, kryesisht i qetë dhe relativisht i ngrohtë, ndërsa nëpër lugina do të ketë paraqitje të mjegullës e cila gjatë ditës do të ulet. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -4 deri 4, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë prej 9 deri 18 gradë Celsius.

Në Shkup paradite do të ketë paraqitje të mjegullës dhe moti do të jetë i qetë, ndërsa pasdite mjegulla do të ulet. Temperatura minimale do të bie deri në -2, ndërsa ajo maksimale do të mbërrijë deri 9 gradë.

Sipas paralajmërimeve të Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike (DPHM), edhe në ditët në vijim vazhdon periudha e motit të qëndrueshëm dhe relativisht të ngrohtë. Nëpër lugina do të ketë paraqitje të mjegullës me intensitet të ndryshueshëm dhe temperatura më të ulëta të ditës. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR