Ibrahimi porosi Taravarit: Nuk mundesh në dy karrige
- VLEN-i nuk mund të lejojë që në qeveri ta ketë partner edhe BDI-në përmes vegëzave ose veglave që janë kapur keq në rrjetin e oligarkisë së krimit e korrupsionit.
- Post By Fami Bajrami
- 09:05, 7 maj, 2025
Shkup, 7 maj 2025
Megjithatë, ia VLEN!
Politika joparimore e dy karrigeve dhe e qëndrimeve ku nuk merret vesh
kush është partneri, kush është aleati e kush është oponenti, tashmë ka
perënduar. Të gjithë që mendojnë se mund të luajnë ndryshe nuk mund të
jenë partnerë tanë dhe të kësaj qeverie.
VLEN-i nuk mund të lejojë që në qeveri ta ketë partner edhe BDI-në
përmes vegëzave ose veglave që janë kapur keq në rrjetin e oligarkisë së
krimit e korrupsionit.
Secili që dëshiron ta shpëtojë politikën e Soravisë, edhe nëse këtë e
bën me slogane patriotike dhe viktimizim “engjëllor”, duke e fshehur
kështu kapjen në korrupsion, më parë mund të digjet e të përmbytet sesa
ta realizojë operacionin e shpëtimit të atyre që tashmë janë bërë
personazhe të listës së zezë amerikane.
Ne jemi përcaktuar për politikë parimore që e lufton krimin e
korrupsionin, që i bën reformat në drejtësi dhe që u ofron jetë
dinjitoze qytetarëve.
Edhe BDI edhe qeveri, ollmaz doktor!
Koalicioni VLEN
______________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________
MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.