• e diel, 22 qershor 2025

Presidenti kroat Zoran Millanoviq për vizitë në Maqedoninë e Veriut

Presidenti kroat Zoran Millanoviq për vizitë në Maqedoninë e Veriut

 Shkup, 7 maj 2025 (MIA) - Presidenti kroat Zoran Millanoviq sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare në vend. Ai do të pritet me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake, e më pas do të ketë një takim tet-a-tet me presidenten Gordana Siljanovska-Davkova.

 Sipas agjendës, është planifikuar takim të mbajnë dy delegacionet, pas të cilit për në orën 11:20 është paralajmëruar konferencë për shtyp e të dy presidentëve.

 Gjatë vizitës së presidentit kroat, në zonën qendrore të qytetit do të vendoset  regjim i veçantë trafiku.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR