• e shtunë, 06 korrik 2024

Mot me diell dhe ngrohtë, temperatura deri 31 gradë

Mot me diell dhe ngrohtë, temperatura deri 31 gradë

Shkup, 14 prill 2024 (MIA) - Moti sot do të jetë me diell dhe i ngrohtë, në pjesët lindore me erë të dobët deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 4 deri në 13, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 25 deri në 31 gradë.

Në Shkup me diell dhe ngrohtë me erë të dobët nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të zbresë deri në 11, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 30 gradë.

Në ditët e para të javës së ardhshme do të mbajë mot me diell dhe i ngrohtë me vranësira të ulëta deri në mesatare lokale.

DPHM paralajmëron se të martën gjatë natës, e veçanërisht të mërkurën nën ndikimin e një mase ajrore të lagësht dhe të paqëndrueshme do të ketë reshje shiu që lokalisht do të jenë të dendura në formë stuhie, të përcjella me bubullima dhe erë të fortë. Më pas dhe në dy ditët në vijim do të ketë reshje të herëpashershme. Nga e mërkura temperaturat do të pësojnë rënie më të ndjeshme. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR