• e premte, 05 dhjetor 2025

Mot me diell dhe i nxehtë gjatë fundjavës së zgjatur

Mot me diell dhe i nxehtë gjatë fundjavës së zgjatur

Shkup, 7 shtator 2025 (MIA) - Meteorologët për sot paralajmërojnë mot me diell dhe tënxehtë, me erë të dobët deri mesatare nga drejtimi verior. Pasdite në rajonet malore do të ketë kushte për reshje të shkurtëra të shiut dhe bubullima të rralla.

Temperatura minimale do të jetë në interval prej 5 deri 16, ndërsa maksimalja do të arrijë prej 27 deri 34 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë i ngjashëm me vranësira të vogla deri mesatare në orët e pasdites. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare veriore. Temperatura minimale do të zbresë deri 13, ndërsa maksimalja do të arrijë deri 34 gradë.

Moti i nxehtë do të përqendrohet edhe në ditët në vijim. Të hënën në orët e pasdites në rajonetmalore do të ketë kushte për reshje të shkurtëratë shiut dhe bubullima të rralla si dhe do të fryjë erë e dobët deri mesatare veriore, e cila nga e marta do ta ndryshojë drejtimin në jugor. Nga e enjtja tashmë priten vranësira të shtuara. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR