• e enjte, 04 korrik 2024

Mot me diell dhe i nxehtë

Mot me diell dhe i nxehtë

Shkup, 6 qershor 2024 (MIA) - Moti sot do të jetë me diell dhe i nxehtë me vranësira të vogla lokale deri në mesatare. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare, në pjesët jugore nga drejtimi jugor. Pasdite, në pjesët jugore dhe juglindore të vendit do të ketë kushte për paraqitje të rrallë të shiut të rrëmbyeshëm dhe bubullimave.

Temperatura minimale do të jetë në interval prej 9 deri në 19 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë prej 27 deri në 34 gradë. Indeksi UV do të arrijë 7.

Në Shkup do të jetë mot me diell dhe i nxehtë me temperatura mesatare. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura minimale do të bie në 14 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë 33 gradë.

Sipas njoftimeve të Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike (DPHM), edhe në ditët në vijim do të mbisundojë mot me diell dhe i nxehtë me vranësira të vogla deri në mesatare, ndërsa në orët e pasdites do të ketë paraqitje të izoluar të shiut të rrëmbyeshëm dhe bubullimave. Temperatura gjatë fundjavës do të jetë në rritje graduale. 

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR