26 nëntor 2024 (MIA)
1703. - Jugu i Anglisë përfshihet nga "Stuhia e madhe" që zgjati dy ditë. Ajo shkaktoi daljen nga shtrati të lumenjve Tamiz dhe Severen dhe vdekjen e së paku 8000 vetëve.
1812. - Ushtria franceze e kryesuar nga Napoleon Bonaparta pësoi humbje të rënda gjatë tërheqjes nga Moska përmes Berezinit.
1832. - Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës përdoret për herë të parë, një karrocë e tërhequr me kuaj për të transportuar pasagjerë. Ajo u paraqit në Nju Jork në Avenjune e katërt midis Prins Strit dhe 14th Strit.
1912. - U ngrit në Tiranë Flamuri Kombëtar.
1914. - Anija luftarake britanike HMS Bulvark shpërthen në erë, ndërsa ngarkonte municion. Nga 750 personat në bord vetëm 12 mundën të shpëtonin gjallë.
1922. - Hauard Karter dhe Lordi Karnarvon bëhen personat e parë që hynë në varrin e vulosur të mbretit Tutankamun.
1935. - Sopranoja Tefta Tashko, pas studimeve në Konservatorin e Parisit, dha ne Korçë një koncert madhështor. Në të u interpretuan pjesë operistike si dhe pjesë popullore shqiptare.
1937. - Qëndra e Tiranës, që emërtohej "Sheshi i Ministrive", u pagëzua me emrin e Heroit tonë Kombëtar, "Sheshi Skënderbe".
1940. - Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Gjermania filloi ngritjen e murit të Getos për çifutët e Varshavës dhe mbylljen brenda saj të 400.000 banorëve.
1965. - Franca lëshon në orbitë satelitin e parë të saj.
1966. - Presidenti francez Sharl de Gol përuroi hidrocentralin e parë në botë që shfrytëzonte energjinë e baticës. Ky hidrocentral u ngrit në deltën e lumit Rans në Bretanjë.
1970. - Papa Pali VI u sulmua nga një artist bolivian, i veshur si prift, në aeroportin e Manilës. Ai nuk pësoi asnjë dëm nga ky sulm.
1979. - Një aeroplan Boing 707 i shoqërisë ndërkombëtare të Pakistanit u rrëzua në Xheda. Të 156 pasagjerët në bord, së bashku me ekuipazhin, mbetën të vdekur.
1987. - Guerrilasit rebelë masakrojnë 16 të bardhë në një mision pranë qytetit Bulavajo të Zimbabve.
1993. - Greva e parë e përgjithshme në Belgjikë e çoi industrinë dhe transportin në një paralizë të plotë dhe detyroi qeverinë të pranonte bisedimet me sindikatat.
1993. - Iraku pranoi monitorimin afatgjatë të potencialit të tij ushtarak dhe u shpreh se shpresonte se kjo do të bindte OKB-në për heqjen e sanksioneve.
1997. - Britanikët i japin fund patrullimit ushtarak gjatë ditës në rrugët e Belfastit Perëndimor Katolik, mbasi policia u shpreh se armëpushimi i premtuar nga IRA ishte mbajtur.
1998. - Një gjykatë kroate vendosi që presidenti i pasuksesshëm Franjo Tugjman nuk ishte e drejtë të drejtonte vendin dhe i dorëzoi pushtetin zëdhënësit të parlamentit Vlatko Pavletiç.
1999. - Një gjykatë e Milanos urdhëroi udhëheqësin e opozitës italiane, Silvio Berluskonin, të dilte para gjyqit dhe t'i përgjigjej akuzave për korrupsion.
2000. - Republikani Xhorxh Bush Junior për më shumë se 20 ditë pas zgjedhjeve presidenciale u zgjodh fitues në Floridë.
2006. - Zviceranët në referendum vendosën t'i japin ndihmë ekonomike anëtareve më të reja të Bashkimit Evropian me vlerë prej 620 milionë eurosh me çka vazhdoi bashkëpunimi i afërt i këtij vendi me BE-në.
###