• e martë, 26 nëntor 2024

MIA Paralajmërime

MIA Paralajmërime

26 nëntor 2024 

Shkup – Vizitë e Delegacionit të Komisionit për Punë të Jashtme, Dhoma e Deputetëve nga Parlamenti i Republikës Çeke. 

-Takim me kryetarin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi. (Salla e Qeverisë/10:00)

-Takim me kryetarin dhe me anëtarët e Komisionit për Politikë të Jashtme dhe Tregti të Jashtme. (Salla e Komisionit Kushtetues/10:35)

-Takim me kryetarin dhe anëtarët e Grupit parlamentar të Kuvendit për bashkëpunim me Parlamentin e Republikës Çeke. (Salla e Komisionit kushtetues/11:25)

Shkup – Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, ambasadori i Bashkimit Evropian në Maqedoninë e Veriut, Mihail Rokas, përfaqësuesja e UNOPS në Maqedoninë e Veriut, Mikela Telatin dhe kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, do të marrin pjesë në ngjarjen promovuese për pranim-dorëzimin e gjashtë autobusëve ekologjikë në gaz natyror, për parkun vozitës të Ndërmarrjes së Qarkullimit Publik të Qytetit të Shkupit. (Drejtoria e NQP-së, Autokomandë, bulevardi “Aleksandar Makedonski” nr.10,deklaratë për mediat/11:00, prezantim dhe xhiro e autobusëve/11:30)

Shkup – Ministri i Administratës Publike, Goran Minçev do të japë deklaratë për mediat në margjinat e takimit të Bordit Drejtues të Shkollës Rajonale për Administratë Publike (ReSPA). (h.”Holidej In/17:30)

Cyrih – Ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski do të marrë pjesë në Konferencën Globale Kibernetike dhe Samitin e Aleancës Lindje – Perëndim 2024.

Shkup – Zëdhënësja e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Maria Miteva do të mbajë konferencë për media. (Qeveria, qendra e mediave/11:30)

Shkup – Zëvendësshefi i misionit të SHBA-së në Maqedoninë e Veriut, Nikoll Uarns, prokurorja për lidhje me Eurodrejtësi, Lençe Ristoska, gjykatësi Betim Jahja dhe Mite Kuzevski nga Fondacioni për debat dhe edukim IDEA Evropa Juglindore do të flasin në punëtorinë në kuadër të projektit “Ditari im antikorruptiv”. (Ndërtesa e Prokurorisë Publike/9:30)

Shkup – Drejtori i Fondit të Sigurimeve Shëndetësore të Maqedonisë, Sasho Klekovski dhe kryetarja e SHMPM, Lilia Çollakova Dervishova dhe përfaqësues të Shoqatës së Mjekëve Privatë (SHMPM) do të mbajnë konferencë për media. (FSSHM, kati 3/13:00,deklarata për media pas përfundimit të takimit, mbërritja e mediave 15-20 minuta para ngjarjes).

Shkup – Drejtoresha e Klinikës së Gjinekologjisë dhe Obstetrikës, Irena Aleksiovska Papestiev do të japë deklaratë për mediat me rastin e lindjes së foshnjës nga nëna më e moshuar në shtet, një 61-vjeçare. (Kabineti i drejtoreshës, kati 3, përballë amfiteatrit/12:00, mbërritja e mediave në hollin e Klinikës/11:50)

Shkup – Edicioni i tetë i Ditëve të Edukimit Financiar në organizim të Bankës Popullore, Ministrisë së Financave, Komisionit të Letrave me Vlerë, Agjencisë për Mbikëqyrje të Financimit Kapital të Sigurimit Pensional. – MAPAS dhe Agjencisë së Mbikëqyrjeve të Sigurimeve, bashkë me sektorin privat financiar. (Universiteti në Shkup/11:00) 

_________________________________________________________ 

*MIA njofton për vendin dhe kohën e ngjarjeve dhe nuk ndërmerr për obligim të rinjoftojë nëse ka ndryshime në afatet e paralajmëruara kohore*
 
 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR