• e diel, 09 qershor 2024

Mot i vranët me shi të kohëpaskohshëm dhe bubullima të rralla

Mot i vranët me shi të kohëpaskohshëm dhe bubullima të rralla

Shkup, 16 maj 2024 (MIA) - Moti sot në vend do të jetë i ndryshueshëm me vranësira me reshje të kohëpaskohshme të shiut, veçanërisht në pjesët lindore. Në disa vende do të ketë kushte për paraqitje të bubullimave të rralla. Do të fryjë erë e mesme deri e përforcuar nga drejtimi juglindor (mbi  60 km/h).

Temperaturat minimale do të jetë në interval prej 7 deri në 13, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë prej 15 deri 21 gradë.

Në Shkup mot i ndryshueshëm me vranësira me reshje të kohëpaskohshme të shiut. Do të fryjë erë e mesme deri e përforcuar nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të bie deri në 12, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri 19 gradë.

Të premten do të ketë stabilizim kalimtar të motit me rritje të temperaturës. Nga e shtuna në fund të ditës përsëri pritet mot i paqëndrueshëm me shi të rrëmbyeshëm lokal dhe bubullima. Në disa vende proceset do të jenë më intensive në formë të motit të keq. fc/
 
 Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR