Mot i qëndrueshëm, me diell dhe i ngrohtë në ditët e fundjavës së zgjatur të festave
- – Në ditët e fundjavës së vazhduar të festës së Pashkëve moti do të jetë i qëndrueshëm, me diell dhe i ngrohtë. Vetëm nesër do të jetë i ndryshueshëm me vranësira në disa vende i paqëndrueshëm me shi lokal dhe bubullima, veçanërisht paradite, njoftoi DPHM.
- Post By Fitore Curri
- 12:11, 17 prill, 2025

Shkup, 17 prill 2025 (MIA) – Në ditët e fundjavës së vazhduar të festës së Pashkëve moti do të jetë i qëndrueshëm, me diell dhe i ngrohtë. Vetëm nesër do të jetë i ndryshueshëm me vranësira në disa vende i paqëndrueshëm me shi lokal dhe bubullima, veçanërisht paradite, njoftoi DPHM.
Nga fillimi i javës së ardhshme përsëri do të ketë destabilizim të motit me reshje lokale të shiut dhe bubullima.
Temperaturat minimale të mëngjesit do të bien deri në pesë gradë, ndërsa ato maksimale të ditës do të arrijnë 26 gradë. fc/
Foto: MIA