• e shtunë, 06 korrik 2024

Mot i ndryshueshëm me vranësira, me mjegull nëpër fushëgropa

Mot i ndryshueshëm me vranësira, me mjegull nëpër fushëgropa

Shkup, 5 janar 2024 (MIA) - Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira, me mjegull nëpër fushëgropa, ndërsa pasdite vranësirat do të rriten.Gjatë ditës do të fryjë erë e dobët nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -2 deri 3 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë prej 9 deri 15 gradë Celsius.

Në Shkup moti do të jetë i ndryshueshëm, ndërsa rreth mesditës mjegulla pjesërisht do të pakësohet. Temperatura minimale do të zbresë deri 0, ndërsa maksimalja do të arrijë deri 9 gradë.

Sipas paralajmërimeve nga Drejtoria për punë hidrometeorologjike (DPHM), deri nesër paradite moti do të jetë stabil me mjegull nëpër fushëgropa. Nën ndikimim e aktivitetit ciklonik prej nesër nga fundi i ditës do të ketë reshje të shiut, ndërsa në viset më të larta borë. Reshjet do të jenë më të rrëmbyeshme gjatë natës drejt të dielës. Do të fryjë erë e matur deri e përforcuar nga drejtimi juglindor, ndërsa nga e hëna nga drejtimi verior, që do të shkaktojë ftohje të konsiderueshme dhe reshjet do të kalojnë në borë edhe në vendet më të larta. 

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR