• e premte, 31 janar 2025

Në ditën e sotme 

Në ditën e sotme 

31 janar 2025 (MIA)  

1747. – Në spitalin londinez “Lok” është hapur klinika e parë në botë për kurimin sëmundjeve veneriale. 

1797. – Në Lihtental afër Vjenës. u lind Franc Dhubert, kompozitor austriak, përfaqësues i rëndësishëm i rimantizmit muzikor dhe kompozitor më i madh i këngës solo. 

1882. – Lindi Ana Pavllova, balerinë ruse, e konsideruar si një nga kërcimtaret më të njohura të kohës. 

1917. – Gjermania në Luftën e Parë Botërore shpalli “luftë totale në det”, me qëllim që ta detyrojë Britaninë në kapitulim. 

1929. – Njëri nga udhëheqësit e Revolucionit të Tetorit Lav Trocki pas urdhëresës së Stalinit ishte dëbuar nga trualli i Bashkimit Sovjetik. 

1933. – Vdiq Xhon Golsfordi, shkrimtar anglez. 

1945. – Me vendim të Presidiumit të KAÇKM-së u themelua Teatri Popullor i Maqedonisë. 

1946. – Kuvendi e votoi Kushtetutën e parë të RPFJ (Republikëm Popullore Federale të Jugosllavisë) ku ishte miratuar parimi i rregullimit federal të vendit. 

1950. – Presidenti i SHBA-së Hari Truman kumtoi se ka urdhëruar që të prodhphen bombat e hidrogjenit. 

1956. – Vdiq poeti anglez Alen Aleksandar, autor i shumë romaneve të popullarizuara për fëmijë. 

1968. – Nauru siguron pavarësinë nga Australia. 

1971. – Mes Berlinit lindor dhe perëndimor u vendos komunikacion i kufizuar telefonik, për herë të parë pas 19 viteve. 

1974. – Vdiq producenti filmik amerikan Semjuel Goldvin, njëri nga pionerët e industrisë filmike. 

1994. – Konfederata zvicerane dhe principata e Lihtenshtajnit vendosën marrëdhënie diplomatike me Republikën e Maqedonisë. 

1994. – Në Shkup u formua Shoqata e Miqësisë dhe bashkëpunimit maqedono-turk. 

2004. – Gjykata Supreme e Indonezisë e konfirmoi dënimin me vdekje të terroristit islamik Amorzi, i akuzuar për vendosjen e shpërthimit në klubin e natës në ishullin Bali, ku e humbën jetën të paktën 202 persona, pothuajse të gjithë turistë perëndimor. 

2009. – Në Kenia, të paktën 113 persona janë vrarë dhe më shumë se 200 të tjerë janë lënduar pas një zjarri të shkaktuar nga derdhja e naftës në Molo, pasi paraprakisht flakët masive kishin përfshirë një supermarket në Nakumat, në Najrobi, me ç’rast kishin vdekur të paktën 25 veta. 

QËNDRONI TË LIDHUR