• e shtunë, 06 korrik 2024

Mot i ndryshueshëm me vranësira dhe me periudha dielli

Mot i ndryshueshëm me vranësira dhe me periudha dielli

Shkup, 6 tetor 2023 (MIA) - Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira me periudha dielli, ndërsa në pjesët perëndimore do të ketë kushte për shi afatshkurtër lokal. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare, ndërsa përgjatë Vardarit përkohësisht erë e përforcuar nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 5 deri në 15, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë prej 21 deri 28 gradë celsius. 

Në Shkup moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira me periudha dielli dhe me erë mesatare përkohësisht e përforcuar nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të bie deri në 12, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri 25 gradë. 

Gjatë fundjavës moti do të jetë me diell dhe relativisht i ngrohtë me vranësira të vogla deri mesatare. Të dielën pasdite dhe të hënën do të fryjë erë mesatare, përkohësisht e përforcuar e cila do të shkaktojë uljen e tempertaurës ditore të hënën për 4 deri 6 gradë. 

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR