• e enjte, 27 qershor 2024

Molotov para shtëpisë së kryetares së Gjykatës Supreme të Greqisë, plagoset një polic

Molotov para shtëpisë së kryetares së Gjykatës Supreme të Greqisë, plagoset një polic

Athinë, 27 qershor 2024 (MIA) - Një bombë molotov është hedhur para shtëpisë së kryetares së Gjykatës Supreme të Greqisë, pas çka një polic është lënduar dhe dërguar në spital me lëndime në fytyrë dhe dorë, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Ngjarja ka ndodhur në një lagje në pjesën veriore të Athinës, pak pas orës një të mesnatës, ndërsa është djegur një automjet i policisë, pas çka shërbimi zjarrfikës ka ndërhyrë me tetë zjarrfikës dhe dy automjete.

Zëdhënësi i qeverisë greke, Pavlos Marinakis ka dënuar sulmin dhe theksoi se "demokracia dhe shtyllat e saj, siç është gjyqësori dhe funksionerët e saj, nuk janë të frikësuar", duke theksuar se prioritet absolut është arrestimi i menjëhershëm i të dyshuarve. rq/fc/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR