• e hënë, 28 tetor 2024

Modriqi u bë lojtari më i vjetër në histori të El Klasikos

Modriqi u bë lojtari më i vjetër në histori të El Klasikos

Madrid, 27 tetor 2024 (MIA) - Mesfushori i Real Madridit, Lluka Modriq është lojtari më i moshuar në histori, i cili ka luajtur në El Klasiko.

Mbrëmë Reali si vendas humbi nga Barcelona me rezultat të bindshëm 0:4. Kroati u inkuadrua në lojë si zëvendësim në minutën e 63-të. Në momentin e ndeshjes, Modriqi ka pasur 39 vjet e 47 ditë.

Ai e theu rekordin e ish mbrojtësit të Barcelonës, Dani Alvesh, i cili në El Klasiko ka luajtur me 38 vjet e 318 ditë.

Paradokohe, Modriqi ka shprehur dëshirë që edhe një sezon të luajë për Realin e Madridit. bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR