• e shtunë, 23 nëntor 2024

Mitreski e pret raportin nga KSHZ-ja dhe do të caktojë seancë për inaugurimin e Siljanovska Davkovës të dielën në orën 12

Mitreski e pret raportin nga KSHZ-ja dhe do të caktojë seancë për inaugurimin e Siljanovska Davkovës të dielën në orën 12

Shkup, 9 maj 2024 (MIA) - Kryetari i Kuvendit Jovan Mitreski do ta caktojë seancën për inaugurimin e presidentes së sapozgjedhur Gordana Siljanovska Davkova pas marrjes së raportit nga KSHZ-ja për rezultatet përfundimtare nga raundi i dytë i djeshëm i zgjedhjeve presidenciale, informojnë nga kabineti i kryetarit të Kuvendit. 

Afati i fundit kur KSHZ duhet ta dorëzojë raportin është deri të premten në orën 19.

Pasi të merr raportin, Mitreski do ta caktojë seancën inauguruese e cila do të mbahet më 12 maj (e diel) në orën 12.

Gordana Siljanovska Davkova para deputetëve të përbërjes së vjetër duhet të japë deklaratë solemne kur edhe fillon të rrjedhë mandati.

Më 12 maj skadon mandati i presidentit aktual i cili ishte edhe kandidat për president, Stevo Pendarovski.

Pas inaugurimit të Siljanovska Davkovës, konform Rregullores së re të Kuvendit, përbërja e sapozgjedhur parlamentare duhet ta mbajë seancën konstituive jo më vonë se 28 maj.

Mandati i deputetëve fillon të rrjedhë nga seanca konstituive e shtëpisë ligjvënëse. Sipas dispozitave të Kushtetutës, Kuvendi i sapozgjedhur mblidhet në seancë konstituive jo më vonë se 20 ditë pas zgjedhjeve.

Seanca konstituive do të zgjasë më së shumti tri ditë, të cilën duhet ta thërrasë kryetari aktual i Kuvendit, Jovan Mitreski. Nëse ai nuk e bën këtë, në ditën e 21 pas zgjedhjeve, seancën e thërret deputeti më i vjetër dhe ai do të kryesojë me seancën deri në zgjedhjen e kryetarit të ri. Kryetari i përbërjes së re parlamentare pritet të zgjidhet më së voni më 1 qershor.

Presidenti i shtetit, nga ana tjetër në afat prej dhjetë ditësh nga konstituimi i Kuvendit, mandatin për përbërjen e qeverisë ia dorëzon kandidatit të partisë, përkatësisht partive që kanë shumicën në Kuvend.

Mandatari në afat prej 20 ditësh nga dita e dorëzimit të mandatit, Kuvendit i paraqet program dhe propozon përbërjen e Qeverisë. Qeveria, me propozim të mandatarit dhe në bazë të programit, zgjedh Kuvendin me shumicë votash nga numri i përgjithshëm i deputetëve.

Sipas rezultateve të para të zgjedhjeve të djeshme parlamentare që KSHZ i publikoi në ueb faqen e tij nga mbi 99,27 për qind të votave të përpunuara, koalicioni “Maqedonia jote” e VMRO-DPMNE-së ka fituar 58 mandate në parlamentin e ri prej 120 deputetësh. Përbërja e koalicionit për Ardhmërinë Evropiane e udhëhequr nga LSDM-ja do të ketë 18 deputetë, Fronti Evropian në krye me BDI-në 19 deputetë, koalicioni nga blloku opozitar shqiptar "VLEN" 13, ndërsa E Majta dhe ZNAM nga gjashtë.

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR