• e premte, 05 korrik 2024

Misheli: Me deklaratën se është në luftë me Ukrainën, Moska e ka pranuar atë që e pretendojmë që nga fillimi i pushtimit

Misheli: Me deklaratën se është në luftë me Ukrainën, Moska e ka pranuar atë që e pretendojmë që nga fillimi i pushtimit

Bruksel, 22 mars 2024 (MIA) - Deklarata e zëdhënësit të Kremlinit, Dimitrij Peskovi se "Rusia është në luftë me Ukrainën" është dëshmi për atë që BE-ja e ka thënë gjatë gjithë kohës që nga fillimi i pushtimit rus në vend, theksoi sot kryetari i Këshillit Evropian, Sharl Misheli.

"Me këtë ata pranojnë se ajo që kanë ndërmarrë kundër Ukrainës nuk është një operacion special, por se është luftë", tha Misheli në konferencën e përbashkët me kryetaren e Komisionit Evroipian, Ursula fon der Lajeni pas përfundimit të  Samitit dyditor të BE-së në Bruksel.

Sipas Mishelit, një deklaratë e tillë "cinike" e Peskovit është veçanërisht domethënëse sepse, pas dy vjetësh, Moska më në fund ka pranuar se ishte një luftë, megjithëse deri më tani ka marrë masa ndëshkuese ndaj atyre që e pretenduan atë.

 

Mishel theksoi se kjo njohje dëshmon rëndësinë e vendimeve të djeshme të Samitit të BE-së në lidhje me mbështetjen për Ukrainën dhe zhvillimin e strategjisë evropiane të mbrojtjes.

"Ata tregojnë  përkushtimin tonë për të punuar në mbrojtjen e paqes dhe stabilitetit, duke forcuar dhe përmirësuar aftësitë mbrojtëse të Evropës", shtoi Mishel.

Ai thekson se qytetarëve evropianë duhet t'u thuhet qartë se nëse BE-ja dëshiron të mbrojë paqen dhe stabilitetin, duhet të punojë në rritjen dhe përmirësimin e gatishmërisë dhe kapaciteteve të saj mbrojtëse.

Sipas tij, BE-ja deri më tani ka qenë e bazuar në prosperitet, bashkëpunimi ekonomik dhe ndarjen e vlerave të përbashkëta, por realiteti i ri imponoi nevojën që ajo t'i përkushtohet forcimit të shtyllave të sigurisë dhe mbrojtjes së saj.

 

Fon der Lajeni, nga ana e saj, theksoi se Rusia ka qenë në luftë me Ukrainën që nga 22 shkurti i vitit 2022, ndërsa komenti i sotëm dëshmon vetëm se Kremlini tradhtoi popullatën ruse, së cilës i fshehu faktet për dy vjet, duke mohuar se janë në luftë.

Peskovi në një intervistë për shtëpinë mediatike "Argumente dhe fakte", tha se Rusia është në gjendje lufte.

"Po, ajo filloi si një operacion special ushtarak, por sapo u formua e gjithë kjo bandë, kur Perëndimi kolektiv mori pjesë në të gjitha këto me Ukrainën, u bë luftë për ne", deklaroi Peskov.  qa

Foto: EBS

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR