• e diel, 22 dhjetor 2024

Miratohet plani operacional i vitit 2024 për zbatimin e Rezolutës së OKB-së13/25, "Gratë, paqja dhe siguria (2020-2025)

Miratohet plani operacional i vitit 2024 për zbatimin e Rezolutës së OKB-së13/25,

Shkup, 22 shkurt 2024 (MIA) - Ministria e Drejtësisë miratoi Planin Vjetor Operacional për vitin 2024 për implementimin e Planit të dytë Kombëtar të Veprimit të RMV-së për implementimin e Rezolutës 13/25 të OKB-së “Gratë, Paqja dhe Siguria (2020-2025)”.

Siç njoftojnë nga Ministria e Drejtësisë, në të  parashikohen aktivitete për realizimin efikas dhe efektiv të qëllimeve të përcaktuara të Ligjit për pagesën e kompensimit në të holla për viktimat e veprave penale të kryera me dhunë, parandalimin e dhunës ndaj grave, ndërtimin e kapaciteteve për zbatimin praktik të dispozitave të Konventës së Stambollit përmes trajnimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve publikë.

"Ministria e Drejtësisë do ta njoftojë  Ministrinë e Mbrojtjes për shkallën e realizimit të këtij plani, në nivel  gjashtëmujor dhe nivel vjetor", shtohet në kumtesën e MD-së. qa

Foto: Ministria e Drejtësisë

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR