Ministrja Bozhinovska në takim me DBM
- Ministrja e Energjisë, Minierave dhe Lëndëve të Para Sanja Bozhinovska, sot pati takim pune me përfaqësuesit e Diasporës së Bashkuar të Maqedonisë (DBM).
- Post By Sara Ademi
- 17:23, 6 gusht, 2024
Shkup, 6 gusht 2024 (MIA) - Ministrja e Energjisë, Minierave dhe Lëndëve të Para Sanja Bozhinovska, sot pati takim pune me përfaqësuesit e Diasporës së Bashkuar të Maqedonisë (DBM).
Me drejtorin aktual të DBM-së për Maqedoni dhe Evropë, Gordan Jordanov dhe bashkëthemeluesi nënkryetar Aleksandar Mitrevski u diskutua për shumë tema aktuale dhe trende nga fusha e energjetikës, kumtoi kabineti i ministres Bozhinovska.
Ministria resore edhe në periudhën e ardhshme vazhdon me shumë takime me faktorë të ndryshëm, në drejtim të sigurimit të platformës për aktivitete intensive të investimeve, thuhet në kumtesën e kabinetit të Bozhinovskës. sa/
Foto: kabineti i ministres Sanja Bozhinovska