• e premte, 23 maj 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Një automobil ka dalë nga rruga tek fshati Rashçe dhe ka rënë në Vardar

Një automobil ka dalë nga rruga tek fshati Rashçe dhe ka rënë në Vardar

Shkup, 2 janar 2025 (MIA) - Në SPB Shkup pasdite në ora 16:00 është denoncuar se në rrugën lokale për fshatin Rashçe, një automobil ka dalë nga rruga dhe ka rënë në lumin Vardar.

Nga MPB për MIA-n informuan se menjëherë në vendin e ngjarjes janë nisur zyrtarë policorë dhe Ndihma urgjente mjekësore, ndërsa ekipe të NJPA Tigrat kanë filluar aksion për nxjerrjen e automobilit.

Në vendin e ngjarjes është edhe prokurori publik. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR