• e hënë, 22 korrik 2024

Ministria ruse e Mbrojtes: Mbrëmë janë rrëzuar 75 dronë ukrainas

Ministria ruse e Mbrojtes: Mbrëmë janë rrëzuar 75 dronë ukrainas

Moskë, 22 korrik 2024 (MIA) - Forcat ruse të mbrojtjes ajrore mbrëmë kanë rrëzuar 75 dronë mbi territorin rus, njoftoi Ministria ruse e Mbrojtjes.

MKA ruse ka shkatërruar 47 dronë mbi Rostovin, nga një në rajonet Bellgord, Voronezh dhe Smolensk dhe tetë në provincën Krasnodar.

Janë rrëzuar edhe 17 dronë në ujërat e Detit të Zi dhe Detit Azov, thuhet në kumtesë. bsh/

 

QËNDRONI TË LIDHUR