• e hënë, 23 dhjetor 2024

Drejtoresha e shërbimit të fshehtë amerikan e pranon përgjegjësinë për atentatin ndaj Trampit, por nuk ofron dorëheqje

Drejtoresha e shërbimit të fshehtë amerikan e pranon përgjegjësinë për atentatin ndaj Trampit, por nuk ofron dorëheqje

Uashington, 22 korrik 2024 (MIA) - Drejtoresha e shërbimit të fshehtë amerikan, Kiberlli Çitëll sot deklaroi se atentati i pasuksesshëm ndaj kandidatit presidencial republikan Donalld Tramp më 13 korrik është dështimi më i madh operativ i agjencisë në dekadat e fundit.

Ajo e tha këtë në paraqitjen e saj të parë para Komisionit për mbikëqyrje të Dhomës përfaqësuese pas tentimit për atentat në të cilin jetën e humbi një vizitor, Trampi u plagos në vesh, ndërsa dy pjesëmarrës të tjerë u lënduan.

Ajo shtoi se e ndërmerr tërë prëgjegjësinë për të gjitha hapat e gabaur të agjencisë lidhur em sulmin ndaj Trampit në tubimin parazgjedhor në Batler, Pensilvani.

Anëtarët e Komisionit mbikëqyrës shprehën mllef nga ajo se si sulmuesi mundi t'i afrohej aq shumë kandidatit republikan i cili duhej të ruhej me kujdes.

Shërbimi i fshehtë paraprakisht pranoi se ka refuzuar disa kërkesa nga ekipi i Trampit për siguri të shtuar në fushatat e tij në vitet para tentimit për atentat.

Sekretari për siguri vendore, Alehandro Majorkas tha se ai është "dështim i shërbimit", prëderisa disa kongresistë i bënë thirrje Çit[ll të japë dorëheqje ose presidenti Bajden ta largojë nga puna.

Shërbimi i fshehtë kumtoi se Çit[ll nuk ka ndër mend të pensipnohet. Ajo ende e ka mbështetjen nga Bajdeni, Majorkas dhe demorkatë të tjerë të shquar.

Sulmi ndaj Trampit ishte tentimi më serioz për vrasjen e një presdienti apo kandidati presidencial prej se Ronald Regan ishte qëlluar në vitin 1981.

Foto: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR