• e hënë, 23 dhjetor 2024

Europol: Rritet numri i të miturve në mesin e kryerësve të krimit kibernetik

Europol: Rritet numri i të miturve në mesin e kryerësve të krimit kibernetik

Bruksel, 22 korrik 2024 (MIA) - Miliona viktima në mbarë BE-në gjatë vitit 2023 në baza ditore kanë qenë shënjestër e sulmeve dhe shfrytëzimeve në hapësirën onlajn, ku në shumë raste autorë të këtyre veprave penale janë të mitur, thuhet në raportin e ri të "Europolit" të titulluar "Vlerësimi i kërcënimeve të krimit të organizuar në internet" të publikuar sot.

Në këtë edicion të 10-të të këtij lloj të raportit, bëhet një vlerësim i thellë i zhvillimeve, ndryshimeve dhe kërcënimeve të reja në krimin kibernetik gjatë vitit të kaluar, duke theksuar tendencën e fragmentimit dhe shumëfishimit të peizazhit të krimit kibernetik.

Në dokument theksohet se vitin e kaluar cak i sulmeve hakerike me qëllim për të kërkuar ryshfet për shmangien e softuerëve të dëmshëm kanë qenë bizneset e vogla dhe të mesme për shkak të mbrojtjes së tyre më të dobët kibernetike, se shënohet rritje e sulmeve ndaj e- tregtarët dhe institucionet bankare janë cak i preferuar i sulmeve për shfletimin digjital, se përdoruesit privatë janë ende viktima të fushatave të mashtrimit dhe se rritet numri i rasteve të zhvatjes seksuale onlajn te të miturit.

Përveç trendëve relevante kriminale, si sulmet kibernetike, shfrytëzimi seksual i fëmijëve dhe skemat e mashtrimit në internet, në Raport theksohen gjithashtu parashikimet se çfarë mund të pritet në të ardhmen e afërt, veçanërisht në lidhje me teknologjitë e reja, sistemet e pagesave, inteligjencën artificiale, kriptovalutat dhe përmbajtje të paligjshme në internet.

Europol vëren se gjithnjë më të shpeshta janë zhvatjet, pasi të dhënat e vjedhura rrezikojnë të publikohen dhe të nxirren në ankand, që krijon një rrezik viktimizimi për viktimat e kërcënimeve kibernetike.

"Duket se në shumë raste shkelësit janë të mitur, ndërsa disa kanë filluar të përdorin inteligjencën artificiale e cila tashmë po bëhet një komponentë përbërëse e pajisjeve të tyre. Përdorimi i kriptomonedhave në një spektër më të gjerë fushash kriminale është bërë gjithashtu më i spikatur, shtohet në raport.

Raporti thekson gjithashtu se për përballje më të shpejtë dhe efikase me kërcënimet kryesore në hapësirën e internetit është e nevojshme që organeve për zbatimin e ligjit t'u sigurohet njohuri adekuate dhe legjislacion i duhur.

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR