• e shtunë, 26 tetor 2024

Ministria iraniane: Shkollat në Iran punojnë normal pas sulmit të armatës izraelite

Ministria iraniane: Shkollat në Iran punojnë normal pas sulmit të armatës izraelite

Teheran, 26 tetor 2024 (MIA) – Shkollat në Iran sot punojnë normal pas sulmeve të armatës izraelite të cilat ishin kryer gjatë natës, njoftoi sot në mëngjes Ministria iraniane e Arsimit. 

Përfaqësuesi i Ministrisë, Ali Farhadi për agjencinë IRNA deklaroi se të gjitha shkollat në Iran sot janë hapur dhe mësimi zhvillohet normal. 

Në të njëjtën kohë, agjencia e lajmeve Tasnim informon se janë rinovuar fluturimet në Iran, pasi ato ishin ndërprerë pak pas sulmit të armatës izraelite ndaj caqeve ushtarake në Iran. 

Armata izraelite mbrëmë e sulmoi Iranin, ndërsa gjatë sulmeve, të cilat zgjatën disa orë, cak ishin 20 caqe në vend. 

Një seri e shpërthimeve u dëgjuan në rrethinën e Teheranit menjëherë pasi ushtria izraelite njoftoi se po kryen sulme ndaj caqeve ushtarake në Iran si hakmarrje për sulmin iranian ndaj Izraelit më 1 tetor. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR