Ministria e Drejtësisë nesër do ta kumtojë përbërjen e grupit të punës për ndryshime kushtetuese
- Ministria e Drejtësisë nesër do ta kumtojë përbërjen e grupit të punës për ndryshime në Kushtetutë. Afati që u është dhënë nga Ministria e Drejtësisë institucioneve dhe partive politike në shkresë për nominimin e përfaqësuesit të tyre në grupin e punës skadon në mesnatë. Sipas informacioneve të fundit, grupi i punës duhet t'i ketë midis gjashtë dhe tetë ekspertë. Disa parti politike dhe disa institucione të caktuara në opinion tashmë i kumtuan emrat e personave që do t'i përfaqësojnë.

Shkup, 10 prill 2023 (MIA) - Ministria e Drejtësisë nesër do ta kumtojë përbërjen e grupit të punës për ndryshime në Kushtetutë. Afati që u është dhënë nga Ministria e Drejtësisë institucioneve dhe partive politike në shkresë për nominimin e përfaqësuesit të tyre në grupin e punës skadon në mesnatë. Sipas informacioneve të fundit, grupi i punës duhet t'i ketë midis gjashtë dhe tetë ekspertë. Disa parti politike dhe disa institucione të caktuara në opinion tashmë i kumtuan emrat e personave që do t'i përfaqësojnë.
LSDM sot në konferencë shtypi kumtoi se në grupin e punës ata do t'i përfaqësojë Cvetanka Ivanova, sekretare aktuale e përgjithshme e Kuvendit dhe ish-deputete. Aleanca për Shqiptarët kumtoi se përfaqësues i partisë në grupin e punës për ndryshime kushtetuese do të jetë deputeti Remzi Mehmedi. Sipas informacioneve, përfaqësues të tyre në grup ka nominuar edhe Besa, ndërsa pritet sot edhe BDI-ja të kumtojë se kush do të nominohet prej tyre.
VMRO-DPMNE, Alternativa, E Majta, PSM dhe Lidhja Demokratike informuan se nuk do të marrin pjesë në grupin e punës.
Në opinion dolën emrat e ekspertëve, por tani për tani nuk ka informacion zyrtar se kush prej tyre do të jetë pjesë e këtij grupi pune. Nga Ministria e Drejtësisë thonë se derisa nuk përfundon afati, sonte në mesnatë, nuk do të kumtojnë emra.
Shkresës së Ministrisë së Drejtësisë, të parët iu përgjigjën Presidenti Stevo Pendarovski, i cili e konfirmoi se përfaqësues i tij në grupin e punës për ndryshime në Kushtetutë do të jetë profesori i Fakultetit Juridik, Aleksandar Spasov, i cili është këshilltari i tij juridik, ndërsa zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, tha se SÇE do të marrë pjesë aktive në grupin e punës dhe se më së voni deri të hënën do të definohet dhe kumtohet emri i përfaqësuesit që do të marrë pjesë në grupin e punës për ndryshime kushtetuese.
FOTO: Arkivi i MIA-s