Ministria e Drejtësisë i publikoi emrat e pjesëmarrësve në grupin e punës për ndryshime kushtetuese
- Ministria e Drejtësisë sot i publikoi emrat e pjesëmarrësve në grupin e punës për ndryshime kushtetuese të propozuara nga partitë politike parlamentare dhe nga institudcionet.

Shkup, 11 prill 2023 (MIA) - Ministria e Drejtësisë sot i publikoi emrat e pjesëmarrësve në grupin e punës për ndryshime kushtetuese të propozuara nga partitë politike parlamentare dhe nga institudcionet.
Afati që iu dha nga Ministria e Drejtësisë institucioneve dhe partive politike në shkresën për nominimin e përfaqësuesve të tyre në grupin e punës skadoi mbrëmë në mesnatë.
"Cvetanka Ivanova nga LSDM-ja, Arbër Ademi nga BDI-ja, Remzi Mehmedi nga Aleanca për Shqiptarët, Sonja Mirakovska nga PRSD-ja, Nano Ruzhin nga PLD-ja, Hrista Najdanov nga RDM-ja, Temellko Risteski nga Partia e Pensionistëve, Rametulla Kuqi nga PDSH-ja, Eran Kurtish nga Partia për Lëvizjen e Turqve dhe Bejxhan Iljas nga Partia Demokratike e Turqve", janë propozimet nga partitë politike parlamentare për anëtarë të grupit të punës.
Nga institucionet janë propozuar Aleksandar Spasov nga Kabineti i Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dragan Tillev nga Sekretariati për Çështje Evropiane dhe Shpend Sadiki nga Ministria e Punëve të Jashtme.
Nga Ministria e Drejtësisë thonë se emrat e ekspertëve të cilët do të jenë pjesë e grupit punues për përgatitjen e ndryshimeve kushtetuese do të shpallen deri në fund të javës.
"Ky trup punues është formuar nga Ministria e Drejtësisë, e cila e ka për detyrë nga Qeveria të përgatisë propozim-iniciativën për nevojën e ndryshimeve kushtetuese. Qeveria është propozuese e ndryshimeve kushtetuese. Pas përgatitjes së ndryshimeve, propozimi do të kalojë në të gjitha trupat punues në korniza të Kuvendit. Paralelisht do të mbahen diskutime publike profesionale në të cilat ekspertë, parti, organizata të shoqërisë civile dhe institucioneve të tjera do të mund t'i shprehin qëndrimet e tyre", informojnë nga Ministria e Drejtësisë.
Foto:Arkivi i MIA-s