• e enjte, 14 nëntor 2024

Ministri Mucunski vazhdon vizitën në Bruksel me takime me përfaqësues të BE-së

Ministri Mucunski vazhdon vizitën në Bruksel me takime me përfaqësues të BE-së

Bruksel, 26 qershor 2024 (MIA) – Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme Timço Mucunski sot, në ditën e dytë të vizitës së parë të punës në Bruksel, do të ketë një sërë takimesh me përfaqësues të institucioneve të Bashkimit Evropian.

Siç njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, është parashikuar Mucunksi në selinë e Komisionit Evropian të takohet me shefin e Drejtorisë së përgjithshme për fqinjësi dhe nefociata anëtarësuese (NEAR), Gert Jan Kopman.

Krahas kësaj, Mucinski do të vizitojë edhe Parlamentin Evropian, ku do të ketë takime me kryetarin e Komisionit për Punë të Jashtme, eurodeputetin gjerman Dejvid Mekalister dhe me anëtarët e këtij Komisioni, eurodeputetin bullgar Ilhan Quçuk, i cili është edhe raportues për vendin e tij dhe eurodeputetja holandeze Tineke Strik, e cila është edhe anëtare e Delegacionit të Komisionit të Përbashkët Parlamentar BE-Maqedonia e Veriut.

Mucunski dje në selinë e Aleancës në Bruksel u takua me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, pas së cilës deklaroi se vendi si anëtar i NATO-s duhet të jetë përgjegjës, veçanërisht në një periudhë të kontekstit kompleks gjeopolitik në kontinentin evropian, duke e konfirmuar angazhimin për të përmbushur detyrimin për ndarjen e mjeteve në Buxhetin për mbrojtje në nivel prej së paku dy për qind të PBB-së kombëtare.

Mucunski shprehu kënaqësinë për takimin me Stoltenberg, të cilin e vlerësoi si pozitiv dhe të përzemërt, dhe në të cilin konfirmoi angazhimet e Qeverisë së re, të udhëhequr nga kryeministri Hristijan Mickoski, lidhur me anëtarësimin tonë në NATO, si mbështetja e politikës për mbrojtje dhe parandalim dhe mbështetja e vazhdueshme e Ukrainës.

Shefi i diplomacisë shtoi se ai dhe Stoltenberg kanë biseduar edhe për samitin e ardhshëm të NATO-s në Uashington, i cili do të shënojë 75 vjetorin e formimit të Aleancës.

"Ne po planifikojmë pjesëmarrje aktive ku do të merren vendimet kyçe në lidhje me të ardhmen e Aleancës dhe sigurisht që do të jemi palë aktive në kontributin në ato politika të ardhshme", shtoi Mucunski.

Ai thekson se përveç përputhshmërisë 100 për qind të vendit me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të BE-së, po aq e rëndësishme është edhe ajo që bën si vend i vogël si anëtar i NATO-s. Mbrojtja e rendit të së drejtës publike ndërkombëtare është shumë domethënëse. Ajo që po ndodh në Ukrainë nga ky këndvështrim, por edhe nga pikëpamja e sigurisë, nuk duhet të lejohet të ndodhë më kurrë. Angazhimet tona, politike dhe të sigurisë, do të vazhdojnë në drejtim të mbështetjes së Ukrainës dhe përfundimit të këtij konflikti të trishtuar ushtarak sa më shpejt të jetë e mundur", shtoi Mucunski pas takimit me Stoltenberg. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR